Western Tethyan Resources ofron përditësim nga aktivitetet e saj të  eksplorimit në Kosovë, duke përfshirë identifikimin e një sistemi mineral porfiritik në Projektin Hertica në Kosovë.

Pikat kryesore:

  • Në Projektin Hertica kemi përfunduar 1390 metra shpime me diamant duke identifikuar një sistem të ri alterimit dhe mineralizimi bakër-ar-molibden të stilit porfiritik.

  • Një hulumtim i detajuar në të gjithë paketën e licencave Cecelia-Popova-Lluzhan ka përcaktuar potencial për mineralizim porfiritik dhe epitermal. Disa nga mostrat e analizuara përfshijnë:
  • 19,55g/t Au + 684g/t Ag
  • 12,75g/t Au + 28,4g/t Ag
  • 12,35g/t Au + 22,9g/t Ag

  • 2000 metra kanale kërkimore janë duke u zhvilluar në Slivovë për të testuar anomalinë signifikante të Xhemajlit, e identifikuar nga mostrimi dhe analizimi i dheut.

 

  • Studimi bazë mjedisor dhe social është gjithashtu duke u zhvilluar në Slivovë.

  • Janë mbledhur mbi 1,000 mostra nga sedimentet lumore (BLEG) në Kosovë, me disa zona perspektive të identifikuara deri tani. Program detal sistematik i hulumtimit dhe aplikim për licenca është duke u përgaditur për targetet kryesore të identifikuara.

 

Mentor Demi, Drejtor Menaxhues i WTR, shtoi:

“Jemi të kënaqur me rezultatet e programit fillestar të shpimeve në Projektin e Herticës në Kosovë. Dy shpime të thella, me gjithsej 1390 metra, kanë konfirmuar prezencën e një sistemi porfiritik në Herticë. Tani jemi duke u përgaditur për programin vijues të shpimeve, përmes të cilit synojmë të eksplorojmë më tej këtë sistem. Ky program do targetoj zona që koincidojnë me ngarkueshmëri të lartë elektrike dhe magnetike nga matjet gjeofizike dhe analizat gjeokimike.

“Ekipet tona të terrenit po hulumtojnë licencat tona në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ekipa jonë e kërkimit ka zbuluar shumë zona dhe targete premtuese, dhe aktualisht jemi duke i përgaditur aplikimet për licenca të reja në Kosovë dhe aplikimet tona të para për licenca në Maqedoninë e Veriut.

“Për më tepër, ne jemi duke avancuar në marrëveshjen tonë “earn-in” në projektin e arit të Slivovës, në Kosovë. Studimet bazë mjedisore dhe sociale janë duke avancuar mirë, dhe hulumtimi ka filluar në 10 targete të reja jashtë zonës kryesore të resurseve. Ky hulumtim ka për qëllim të konfirmojë potencialin mineral të një modeli të mineralizimit magmatik – hidrotermal përgjatë një hapësire ajrore shumë më të gjerë dhe me qëllim kryesor të zbulimit të resurseve më të shumta të arit. Programi aktual përfshin marrjen e mostrave shtesë të dheut, hapjen e kanaleve dhe përgaditjet për një program të ri të shpimeve, të planifikuar për këtë vit.

“Mezi presim të i’u njoftojmë për progresin në aktivitetet tona.”

 

Versioni i plotë i lajmit në gjuhën angleze: URL

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni:

Mentor Demi – President, CEO and Director

mentor.demi@wtrltd.com

+383 45 40 20 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *